The home of Eurovision lyrics

albania_lead

Song Information
Music: Dr. Flori, Fabi
Lyrics: Dr. Flori, Fabi

Kur të ngrihem nesër, do të ndiej se s’jam asgjë
Gjithmonë i them vetvetes sot fillon një ditë e re
E ndiej që të kam pranë, e ndiej që më mundon
Kam zemrën për ty rreh dhe mendimet mi bllokon

Është bukur, ka kuptim, ekzistoj sepse je ti
Dua të të puth por kur më ikën si veri
Kujtoj se kam gjithçka, por unë nuk kam asgjë
Kam veten të mbuluar, kam mjegull edhe re

Qeshe për një çast dhe ndrit ti për një çast
E humba veten time, nga mjegulla do të dal
Nuk është faji yt, ti e di, s’është faji im
Nga hapësira rashë në tokë dhe prapë jam unë në kërkim

Duart preken, por nuk prekin, buzët puthen, por nuk puthin
Gënjejmë veten, por nuk marrim, në errësirë shpirtin e ngrysim
Boll të mundova, të kam në shpirtin tim
Të kam në çdo frymëmarrje, të kam në çdo mendim

Të kam dhe kur kam pranë kalimtare për një çast
Më fal i them vetvetes që jam kthyer kaq i vrazhdë
Më fal, por unë nuk mundem të shoh dritë kur humbe ti
Më mungon, nuk je, e di, unë jam ti

Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah

Edhe kur qesh, dije se mendoj për ty
Edhe kur qaj, dije se mendoj për ty
Edhe kur dua, dua të më duash ti
Ti e di shumë mirë, që unë jam ti

Edhe kur qesh, qesh se s’mundem dot pa ty
Edhe kur qaj, qaj se s’mundem dot pa ty
Edhe kur dua, dua të më duash ti
Ti e di shumë mirë, që unë jam

Ndonjëherë kam fjalë
Ndonjëherë dua të të them më fal
Ndonjëherë për ty kam mall dhe kohën ndal
Më pret ngadalë e di shumë mirë

Jam ti, i kthej kujtimet ty unë të të gjej
Edhe njëherë pranë të të ndiej
Por veten time e gënjej, urrej

Baby më prit (Ti e di që aty do vij)
Do jem (Do të jem në përjetësi)
Të të them (Do të jem unë përgjithnjë)
Dhe asgjë tjetër s’ka rëndësi

Baby më prit (Ti e di aty do vij)
Do jem (Do të jem në pafundësi)
Të të them (Do të jemi përgjithnjë)
Dhe asgjë tjetër s’ka rëndësi

Baby më prit
Dhe kur të jetë momenti i fundit
Që gjithçka do mbarojë dhe do mbyllim sytë
Do të jemi aty lart, përsëri bashkë të dy

Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah

Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah
Je frymë që marr, jam unë kur jam ti
Thashë se kam gjithçka baby, gjithçka jam ti, yeah

Je frymë që marr

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Visitors from around the world

free counters