The home of Eurovision lyrics

Song Information
Music: Eliza Hoxha
Lyrics: Eliza Hoxha

Peng, më mbeti fjala kur ike pa më thënë asgjë
Peng, më mbeti ndjenja të urreja pse të doja edhe më
Peng, më le të tërën pse kurr s’munda këtë ta kuptoj
Peng, të një dashurie që s’mundi të mbijetoj

Por është kjo ndjenjë që nuk më lëshon
E nuk më le para të shkoj
Por është kjo ndjenjë që nuk më lëshon
E ti dot këtë nuk e kupton

Peng, do mbes dhe kjo këngë do t’harrohet, s’do dëgjohet me
Peng, dhe shpresa do mbes që gjithëherë e fundit vdes
Peng, mbeti koha mes nesh dhe ditët që ende i kujtoj
Se kuptova kurr, si atë natë dikur
Unë të pata dhe s’të pata më kurr

Por është kjo ndjenjë që nuk më lëshon
E nuk më le para të shkoj
Por është kjo ndjenjë që nuk më lëshon
E ti dot këtë nuk e kupton

Jam peng gjithandej, nuk di as çfarë ndjejë
Nuk mundem më k’shtu të vazhdoj
E humbur me ty, e humbur pa ty
Vështirë ta kuptoj, a me ty a pa ty

Por është kjo ndjenjë që nuk më lëshon
E nuk më le para
Por është kjo ndjenjë që nuk më lëshon
E ti dot këtë nuk e kupton

Por është kjo ndjenjë që nuk më lëshon
E nuk më le para të shkoj
Por është kjo ndjenjë që nuk më lëshon
E ti dot këtë nuk e kupton

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters