The home of Eurovision lyrics

Song Information
Music: Elton Deda
Lyrics: Orges Toçe

Brez i ri, k’rrusur ecën, diellin vetëm la
Fjalët, kan’ harruar, s’flitet si më parë
Një mëndje falur rrjetesh, dritës blu që vret
Dhe pagjum’si, që shpirt’n e lirë e merr

Një ditë, një shpresë, që s’duhet lënë të vdes
Fjalët, janë ato, që duhet t’japin jetë
Ecim, ecim rrugësh, diellin kemi pranë
Dhe atëherë do t’them, se do t’shohim qartë
Shumë qartë

Botë e re, në ndryshim, që ndjenjat ka bërë fli
Duart, nuk ndjejnë më, se diku tjetër rrijnë
Me kohën rri dhe flas qartë, dhe ajo do kohën e saj
Dhe fjalë, shumë fjalë, që na mbajnë kaq pranë

Një ditë, një shpresë, që s’duhet lënë të vdes
Fjalët, janë ato, që duhet t’japin jetë
Ecim, ecim rrugësh, diellin kemi pranë
Dhe atëherë do t’them, se do t’shohim qartë
Shumë qartë

Një ditë, një shpresë, që s’duhet lënë të vdes
Fjalët, janë ato, që duhet t’japin jetë
Ecim, ecim rrugësh, diellin kemi pranë
Dhe atëherë do t’them, se do t’shohim qartë

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters