Song Information | |
Music: Enxhi Kumrija, Xhejn Kumrija | |
Lyrics: Xhejn Kumrija |
Të dëgjoj, të kuptoj
Tek sytë që flasin fjalë dhe ënderrojnë
Ku ëndrrat verber ecin në një tel të hollë
Një shpresë kokëvarur, n’tokë perplasur
Si qelq ciflosur, e prap jeton i etur
Per një gotë ajër, tjetër, tjetër, tjetër
Në një ulërimë, toka t’dridhte, dielli t’fshihet
Në hapsirë, kërkon mes njerëzish një njeri
Një fije ndjenjë, një fije shpirt, ngecur ne një ulërimë
Kjo tokë a ka më njeri, më njeri?
Dhe kerkon të jetojë
Pa hije që rreth tij vallezojnë
I dëshpëruar, zvaritet për një dore mirësi
Të ndihet më njeri, si unë si ti
Në një ulërimë, toka t’dridhte, dielli t’fshihet
Në hapsirë, kërkon mes njerëzish një njeri
Një fije ndjenjë, një fije shpirt, ngecur ne një ulërimë
Kjo tokë a ka më njeri, më njeri?
Është njeri, ështënjeri
Si unë si ti, si unë si ti, njeri
Kjo tokë a ka më njeri?
Leave a Reply