The home of Eurovision lyrics

erga-halilaj_lead

Song Information
Music: Kristi Popa
Lyrics: Ronela Hajati

Do të dal në shi të ngre dolli
Fajin tim ne botë e njoh veç unë
Shija jotë, shija lotit tim
Sytë e tu të bukur desha shumë

Të shihja e dije
Ëndrra ime përfundoi në kosh
Të prita, të vije
Jo nuk kish unazë në xhepat bosh

Po sikur ta kthenim jetën
Koha jonë të shtohej pak më shumë
Jo unë nuk gabova por ti
S’më njohe kurrë

Sikur të dërgoja letër
Emrin mos ta shkruaja në fund
A do të ta ndjente zemra
Që isha unë

Po ta kishe falur emrin tënd
T’isha unë ajo që thoja po
Zemrën ti e ndan më tjetër kënd
E tani ty të gëzon ajo

Të shihja e dije
Ëndrra ime përfundoi në kosh
Të prita, të vije
Jo nuk kish unazë në xhepat bosh

Po sikur ta kthenim jetën
Koha jonë të shtohej pak më shumë
Jo unë nuk gabova por ti
S’më njohe kurrë

Sikur të dërgoja letër
Emrin mos ta shkruaja në fund
A do të ta ndjente zemra
Që isha unë

E në mëngjeset e saj një mekat do të ndajë
Ditet e mija e netët në faj
Se vetëm unë do të mbaj asnjëhëre s’do të qaj
Nuk do të lutem për vitet që ia fal
Vitet që ia fal

Po sikur ta kthenim jetën
Koha jonë të shtohej pak më shumë
Jo unë nuk gabova por ti
S’më njohe kurrë

Sikur të dërgoja letër
Emrin mos ta shkruaja në fund
A do të ta ndjente zemra
Që isha unë, isha unë

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Visitors from around the world

free counters