The home of Eurovision lyrics

frederik-ndoci_lead

Song Information
Music: Frederik Ndoci
Lyrics: Agim Doçi

Mund ta mbaj qiellin me dorë
Vij nga legjendat, dhe jam prap gjallë
Lind’ ilir e rritë arberor
Tek ky vend me diell larë

Po kerkoj tej horizontit
Një ditë shprese por më kot
Shoh plot lypsarë që i luten Zotit
Miljona sy të larë me lot

Kujt ti lutem – Zojes se Shkodrës?
Apo ty Zot Baba Tomorr
I përkasim të gjith botës
Tek ky truall unë do t’kem vorr

Metropolesh të trishtuar
Me moral të strukur vrimash
Shoh shqiptarët e mërguar
Si pronarë psherëtimash

Të gjitha yjet më dorë kam prekur
Ne qiellin blu permbi ketë dhe
Jam paqëdashës, me diell thekur
Sot jam ylber nesër rrufe

Me ju jetoj mes qiellit dhe tokës
Pikon hyjnorja nga perëndite
Larg inatet, larg urrejtjet
Që ne liri të rrojnë femijtë

Ne se i duhet paqe botës
Dhe lumturi gjithë njerëzimit
Vij nga legjenda e murosjes
Pranoj ritin e kryqëzimit

Të gjitha yjet më dorë kam prekur
Ne qiellin blu permbi ketë dhe
Jam paqëdashës, me diell thekur
Sot jam ylber nesër rrufe

Me ju jetoj mes qiellit dhe tokës
Pikon hyjnorja nga perëndite
Larg inatet, larg urrejtjet
Që ne liri të rrojnë femijtë
Me dashurinë e Nanë Terezës

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Visitors from around the world

free counters