The home of Eurovision lyrics

Song Information
Music: Gridi Kraja
Lyrics: Florian Zykaj

I hap sytë
Por në çdo hap
Ne jemi dhe më larg

Është e ftohte çdo fjalë
Ky qytet i madh
Është e ftohtë buzëqeshja që më jep
S’ka jetë

Dorën zgjas
Që ta heq këtë maskë
Para se të jetë tepër vonë
Dhe vehten ta humbas

Nëse ti guxon
Dhe si unë beson
Ndoshta nesër
Një botë tjetër do jetojmë

Muret e vetmisë do të bien
Tempuj dashurie le të ngrihen
Si për engjëj e për djaj
Që brenga mbajnë

Është koha porsi dielli të zgjohesh
Është koha zëri yt të dëgjohet
Mbi një piedestal, zemrën mbaj

Heshtur flas
Me ditët që lash pas
Dhe kuptoj, nuk duhet të ndalojmë
Shpresa mos të humbas

Nëse ti beson
Dhe si unë guxon
Të gjithë nesër
Një botë tjetër do jetojmë

Muret e vetmisë do të bien
Tempuj dashurie le të ngrihen
Si për engjëj e për djaj
Që brenga mbajnë

Është koha porsi dielli të zgjohesh
Është koha zëri yt të dëgjohet
Mbi një piedestal, zemrën mbaj

Botën e mbaj përmbi duar tani
Dua ngjyra ti jap, mos ta shoh bardh e zi
Dua dhe njëherë, të shkojmë në përjetësi
Jo më gjunjë që dridhen drejt humnerës ka dhe drit për ty

Koha ndaloi
Hey, s’ka më errësirë
Syt e tu më than
Jo asgjë s’na ndal

(Muret e vetmisë do të bien) Do të bien
(Tempuj dashurie le të ngrihen) Le të ngrihen
(Si për engjëj e për djaj)
Që brenga mbajnë

Është koha porsi dielli të zgjohesh
Është koha zëri yt të dëgjohet
Mbi një piedestal, zemrën mbaj

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters