The home of Eurovision lyrics

na_lead

Song Information
Music: Enis Mullaj
Lyrics: Enis Mullaj

Një moment, një jehonë troket
Në errësirën e zemrës
E dëgjoj, më thërret si atëherë
Por sot, jo nuk ka emër

Si një shi në tokë të thatë, atje larg
Në një ishull vetmuar

Ti jehonë, nga një tjetër kohë më flet
Tani po e dëgjoj, në zemër po e ndjej
Je ajo, në gjumë të kisha dje
Sot s’të prek më dot, jehonë mbas teje le

Ti jehonë… (Nga një tjetër kohë më flet)
(Tani po e dëgjoj) Sa dhe muret zemra pyet
Je ajo, në gjumë të kisha dje
Sot s’të prek më dot, jehonë mbas teje le
Ty të njoh

Sa herë vjen, unë të ndjej jemi një
Ëndrra sot është larguar
Buza djeg, zemra s’flet je jehonë
Jo, nuk të kam harruar

Si një shi në tokë të thatë, atje larg
Në një ishull vetmuar

Ti jehonë, nga një tjetër kohë më flet
Tani po e dëgjoj, në zemër po e ndjej
Je ajo, në gjumë të kisha dje
Sot s’të prek më dot, jehonë mbas teje le

Ti jehonë… (Nga një tjetër kohë më flet)
(Tani po e dëgjoj) Sa dhe muret zemra pyet
Je ajo, në gjumë të kisha dje
Sot s’të prek më dot, jehonë mbas teje le
Ty të njoh

Ti jehonë… (Nga një tjetër kohë më flet)
(Tani po e dëgjoj) Sa dhe muret zemra pyet
Je ajo, në gjumë të kisha dje
Sot s’të prek më dot, jehonë mbas teje le
Ty të njoh

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Visitors from around the world

free counters