The home of Eurovision lyrics

rezarta-smaja_lead

Song Information
Music: Sokol Marsi
Lyrics: Sokol Marsi

Orët shpejt kalojnë
Dita ditës numërojnë
Sa fjalë shkuan pa mendim
E sa puthje pa frymëzim, dhuruam

Çdo gjë le të ndalë
Si një film diku i parë
Diçka dua të kujtoj
Atë çast kur të pushtoj, me zemër

Ëndërra më s’shikoj, vetëm dua të kujtoj
Kur frymonim si fëmijë, kur një lot na bëhej dy
Ne dy ëngjëj atë natë
S’kishim forcë e s’gjenim fjalë, në zemër

Ke mbetur një mister, nga shpirti dot s’të nxjerr
O zjarr që prapë më djeg, vullkan me llavë të nxehtë
E sot po më rikthen marrëzinë që ngrita vetë, e dua

Kohën do ta kthej
Në shpirt të të rigjej
Shënja puthjesh do të mbledh
Gjurmë ëndërrash ti rikthej, kësaj zemre

Ëndërra më s’shikoj, vetëm dua të kujtoj
Kur frymonim si fëmijë, kur një lot na bëhej dy
Ne dy ëngjëj atë natë
S’kishim forcë e s’gjenim fjalë,në zemër

Ke mbetur një mister, nga shpirti dot s’të nxjerr
O zjarr që prapë më djeg, vullkan me llavë të nxehtë
E sot po më rikthen marrëzinë që ngrita vetë, e dua
Hej… hej… hej…. hej….

S’tepron më fjalë, kur një ndjenjë si kjo të marr
Një puthje e tharë, një zemër të fshehtë e mbaj
Dua ta ndjej si atëherë…
Si atëherë…

Hej… hej… hej…. hej….

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Visitors from around the world

free counters