Song Information | |
Music: Yll Limani | |
Lyrics: Ilirjana Blakaj, Yll Limani |
Më ler të t’prek, të t’ndjej
Për aq kohë sa ka mbetur
Dhe fundin ta gënjej
Mbi fytyrën tënde t’fjetur
Dhe t’vërtetën ta mbys
Në gjakun tim të dehur
Por buzëqeshja ngrin
Pas fatkeqsisë sonë është fshehur
E shiu do t’i lajë mëkatet tona
Do harrojmë netet e vona
Kur ti e shtrirë pranë meje
Me falje dashuri
Fotografitë në mur një ditë do t’zbehen
Nëse shkon e ti s’do kthehesh
Prandaj të lutem rri
Veç edhe një natë
Veç edhe një natë
Veç edhe një natë
Veç edhe një natë
A do t’munden buzët tona
Të qeshin me dashuri
A do të frikësohemi
Të besojmë ne të dy sërish
Pika shiu n’lëkurën tonë
Tek themi lamtumire
Vërshojnë çdo prekje, çdo puthje
Në trupat tonë të mpirë
E ti buzëqesh për të fundit herë
E shiu do t’i lajë mëkatet tona
Do harrojmë netet e vona
Kur ti e shtrirë pranë meje
Me falje dashuri
Fotografitë në mur një ditë do t’zbehen
Nëse shkon e ti s’do kthehesh
Prandaj të lutem rri
Veç edhe një natë
Edhe një natë
Veç edhe një natë
Leave a Reply