The home of Eurovision lyrics

agim-poshka_lead

Song Information
Music: Agim Poshka
Lyrics: Olsa Poshka

“Me ke do dehemi sonte të dy
Ti dehu për mua unë do dehem për ty
Për ty as nuk njeh e s’di a ja vlen të pish për mua
Shumica dehen për gratë

Po kush i njeh gratë unë e desha shumë timën
Edhe tani more e dua por kam dy vjet që dehem për të
Dhe tani vendosa që të mos dehem më
Vendosa as mos ta kujtoj por dje e pashë duke vrapuar

Me pa dhe hapi i saj u shtua
Po për dreq nji miku im
Ajo nuk vinte drejt meje por iku nga unë
Ndërsa unë e kisha veshur bluzën
Që e ka qejf sa herë që kalonte pari”

Në rrugën tonë shumë shpesh kaloj
E kërkoj ngado
E një ditë e pashë shumë mirë
Para meje ishte ajo

Me pa ne sy e befas tha te dua
Hapi saj u shtua
Mendova vjen drejt meje
Por ajo ikte nga mua

E desha shumë, e desha shumë or mik
Dhe tani e dua
Njëqind vjet vetmi
Mi ka lënë një grua

Në rrugën tonë që shkoj çdo vit
Shkoj çdo muaj more shkoj çdo ditë
E pashë të zbehtë e të hutuar
Iku duke vrapuar

Jo më, nuk shkoj më të ai vend
Rrugë e shkretë, rrugë e mallkuar
Ajo s’ësht aty or mik
Të gjitha këngët kanë mbaruar

Me pa ne sy e befas tha te dua
Hapi saj u shtua
Mendova vjen drejt meje
Por ajo ikte nga mua

E desha shumë, e desha shumë or mik
Dhe tani e dua
Njëqind vjet vetmi
Mi ka lënë një grua

“Eh dashuria
Më ka marrë malli e dashur
Përse ike nga kjo botë…”
E desha shumë, e desha shumë or mik

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters