The home of Eurovision lyrics

Song Information
Music: Bledi Shishmani
Lyrics: Bledi Shishmani, Armand Dubali, Laureta Prelaj

Si një qielli ngrysur, duken sytë e tu
Flet përçart e egër çdreqin do nga unë
Bëj të të përgjigjem ti më ulërin
Ç’të kam bërë o zot? Ky është fati im?

S’ka më gjumë si të flesh me t’panjohur
Ka qenë të flesh në një shtrat me ty të dy
Nuk ka më ndjenjë fiket edhe dielli gjigan
E epshi zhduket sikur të mos ketë qenë kurrë aty

Nuk ka më sy, nuk me duar, nuk ka më shtrat
Ka vetëm mëri dhe veç përbuzje me inat
Sikur vitet e gjata që kaluam ne bashkë
Të ishin vetëm një orë vetëm një ditë e veç një natë

Tashmë, kjo lidhje është dënim
Është gjendje, krejt e pa kuptimt
S’je më ti ndjenjë e shpirtit tim
Por veç ankth që rënkon mëri

Të shoh asgjë në ty unë s’njoh
Ku shkoi e zjarrta lidhja jonë
Ik larg të lutem mu largo
Mos u kthe e më mos më lëndo

Tashmë, kjo lidhje është dënim
Është gjendje, krejt e pa kuptimt
S’je më ti ndjenjë e shpirtit tim
Por veç ankth që rënkon mëri

Më mirë të ngelim thjesht kujtim
Lamtumirë o ndjenjë në perëndim
Rrokjen ndajmë, bashkë s’kanë më kuptim
Si dikur kur puthja ish ushqim

Erë tufan shi uragan
Kur ka perballë një heshtje të mërzitëshme
Përballja bëhet edhe më e frikshme
Se kur heshtja ngjizet me asgjënë krijon asgjë
Me hiçin pajtohemi dhe mekemi me të

Më mirë të ngelim thjesht kujtim
Lamtumirë o ndjenjë në perëndim
Rrokjen ndajmë, bashkë s’kanë më kuptim
Si dikur kur puthja ish ushqim

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters