The home of Eurovision lyrics

aslajdon-zaimaj_lead

Song Information
Music: Briz Musaraj
Lyrics: Gerald Xhari (Big Basta)

Mallkimi yt më le në vend, dhe nuk po gjej daljen
Pas teje zemrën e kam lenë, por trupi prapë më djeg
Mbi veten time s’kam asgjë, asgjë përveç teje
Më jep frymëzim për të mos rënë në realitet

Urreja mentalitetin, babai di veç një fjalë
“Pasioni nuk është për këtë kohë”
Ndaj vetëm ti më zgjon, se vetëm ti kupton

Më bën rebel, më jep forcë, më bën anarkist
Unë me ty luftë më botën nis
Vetëm të më dëgjojnë edhe të më besojnë

Se unë nuk kam njeri, në këtë realitet
Dhe i vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një ndër
Merrmë që sot se nuk duroj

Se në ty gjej shpëtim, ditë të mira do vijnë
Nëse vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një nder
Merrmë që sot nuk duroj më

Se në ty gjej shpëtim, ditë të mira do vijnë
Nëse vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një nder
Merrmë që sot nuk duroj më

Sa herë më duket lidhja jonë, si e pamundur
Edhe pse ti më tradhëton, jam i lumtur
Më rrëmben, ku ka jetë, atje ku ndihem gjallë
Ti nuk je e vërtetë, por më do për këtë që jam

Urreja realitetin, prandaj të zgjodha ty pranë
Për dikë si unë nuk është e lehtë
Ndaj vetëm ti më zgjon, se vetëm ti kupton

Se unë nuk kam njeri, në këtë realitet
Dhe i vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një ndër
Merrmë që sot se nuk duroj

Se në ty gjej shpëtim, ditë të mira do vijnë
Nëse vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një nder
Merrmë që sot nuk duroj më

(Vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një nder)
Ata s’e dinë se sa më dhemb
(Vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një nder)
Se sa më djeg kur më gjykojnë

(Vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një nder)
Më merr që sot, më merr që sot
(Vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një nder)
Më merr që sot se vetëm nuk e duroj

(Vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një nder)
Unë vetëm nuk e duroj
(Vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një nder)

(Vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një nder)
Vetëm nuk e du, nuk e duroj
(Vetëm luftoj, vetëm luftoj, më bëj një nder)
Se vetëm nuk e du, nuk e duroj

Që sot, që sot
Që sot, që sot

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters