The home of Eurovision lyrics

albania_lead

Song Information
Music:
Lyrics:

Sot do t’këndoja
Për mallin e vjetër
Dashurinë magjike
E sytë e tu

Ne ëndërr shoh
Bukurinë qiellore
Trishtimin që ne sy te përshkon

Ti i humbur je në ëndërr
Mes qiellit edhe tokës
Asnjë zë, asnjë fjalë

Për ty asgjë nuk thotë
As në ecjen e pranverës
As në ikjen e dimrit të ftohtë

Ti i humbur je në ëndërr
Mes qiellit edhe tokës
Fjalet “eja” dhe “të dua”

Tashme asgjë nuk thonë
Veç një jetë na eshtë dhuruar
Dhe pa ty, unë di të jetoj

Udhëtarë në shtigje
Udhëkryqe dashurie
Sot brengat gjeniale
Mërziten nëpër libra

Dhe mbeten këto
Të thjeshtat që do
Të lutem: mos me ngushëllo

Ne stinet me stuhi
S’do bie me dëborë
Në shpirtin tim

Plot dashuri e shpresa pafund
Të vajzërisë
Dhe ëndrra të mëdha

Ti i humbur je në ëndërr
Mes qiellit edhe tokës
Asnjë zë, asnjë fjalë

Për ty asgjë nuk thotë
As në ecjen e pranverës
As në ikjen e dimrit të ftohtë

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters