Song Information | |
Music: Adrian Hila | |
Lyrics: Pandi Laço |
Ti si një kështjellë kërkova unë të të pushtoj
Ti më munde lehtë, jam skllavi që liri s’kërkoj
Ah kështjella e fundit qindra dyluftime
Dje ishe pushtues sot mbron zemrën time
Do të të mbroj, do të qëndroj
Kur të duan trupat të na ndajnë
Do ta gjej rrugën forcën do ta gjej
Edhe zemrën lidhur të me mbajne
Si një shpend zemrës do t’i vë krahë
Të fundit frymë e të fundit herë
Per ty do të rrahë
Ti si një kështjellë një çast mendova se isha rob
Jo nuk isha humbës ti brenda saj më bëre Zot
Ah beteja e fundit pa një degë dafine
Ah s’donte që të thyhej, ah kjo zemra ime
Do të të mbroj, do të qëndroj
Kur të duan trupat të na ndajnë
Do ta gjej rrugën forcën do ta gjej
Edhe zemrën lidhur të me mbajne
Si një shpend zemrës do t’i vë krahë
Të fundit frymë e të fundit herë
Per ty do të rrahë
Të fundit frymë e të fundit herë
Per ty do të rrahë
Leave a Reply