The home of Eurovision lyrics

egert-pano_lead

Song Information
Music: Egert Pano
Lyrics: Enrieta Sina

Është natë e vonë
Jemi larg në një qytet
Ç’thonë sytë ende
Sot s’po di

Në dy dhoma unë e ti
Veç e veç në vetmi
Yjet zbresin përmbi det
Oh ç’mrekulli

Celulari më zgjon
Në këtë mesnatë
Emri yt dhe një trokitje
Dhe një trokitje në shpirt

Nuk e di ç’lamë pa thënë
Jo unë nuk e di
Të trokas apo do trokasësh ti
Zemër të lutem trokitmë ti

Ti më fton në mekat
Deti në shpirtrat tanë po ngre shum’ dallgë
Zemra po dëgjon pak zhurmë
Por nuk mund të mbaj çastin për në gjumë

Nëpër dhomë kudo është hija e saj
Po e pres s’mund të kemi më vetmi
Çelet pragu, hapet zemra
Ti troket, dashuria lule shpirt ne na jep

Kam lënë pas jetën që më nuk e njoh
Kaq herë ti më thoshe jo jo jo jo
Por se sot unë po të them mos ik
Syri im zemrën tënde fton si mik

Lermë të jem jotja veç një natë
Lermë të jem i yti për më gjatë
Nata orët minutat kalojnë
Ora jonë lot, pendesën larg dërgon

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters