Song Information | |
Music: Entela Zhula | |
Lyrics: Entela Zhula |
Music: Entela Zhula
Lyrics: Entela Zhula
Dua të shkruaj, një këngë për çdo ndjenjë
Çdo rrahje zemre, çdo lot që rrjedh dua ta shpreh
Dua të shkruaj, gëzimin që ti sjell
Dhe sa kohë do jemi bashkë veç music do ketë
Tingujt do t’i gjej unë dhe nëpër shi
Dhe kur dielli prapë të dalë refreni im
Kudo që të jesh ti do jem edhe unë
Në nota në tinguj zemra veten gjen
Kudo që të jem unë ti je frymëzim
Gjithë bota ta dëgjojë se ti je refren
I shpirtit tim
Hej, e kujtoj dhe qesh kur ishim fëmijë
Koncert bënim në rritmin e gjenim ne dy shkopinj
Këndonim në blues, volum maksimum
Gjithë lagja çohej n’këmbë në derë kush troket
Tingujt do t’i gjej unë dhe nëpër shi
Dhe kur dielli prapë të dalë refreni im
Kudo që të jesh ti do jem edhe unë
Në nota në tinguj zemra veten gjen
Kudo që të jem unë ti je frymëzim
Gjithë bota ta dëgjojë se ti je refren
Kudo që të jesh ti do jem edhe unë
Në nota në tinguj zemra veten gjen
Kudo që të jem unë ti je frymëzim
Gjithë bota ta dëgjojë se ti je refren
I shpirtit tim
Leave a Reply