The home of Eurovision lyrics

erga-halilaj_lead

Song Information
Music: Gjergj Kaçinari
Lyrics: Erga Halilaj

Ti nuk e di se çfarë kërkon më nga mua, më ke robëruar
Lajkat, fjalë, veprime të kota
Ke përvetësuar çdo gjë timen, e shpërdëron
Pse tani me tjetrën më ngaterron

Zemër vetëm ty të dua, u përsërite
Çdo mëngjes më kërkon mua
Natën ty s’të rrihet vonë, tani po kupton
Nuk e di pse kështu tani ti po shkon

Ti jo s’e di, kjo gjë nuk ishte e lehtë
Një pjesë nga unë të do
E tjetra të urren

Larg të shoh, nuk më mungon
Të ikësh sot nga erdhe dje
Buzëqëshjen time më s’e ke

Ti mos më fol, nuk të besoj
Tani më le dhe më s’më ke
Në vendin tënd një tjetër le

Dhe ja ku prapë u kthyem sot përsëri
Aty ku ishim dje, monolog me ty është e kotë
Asgjë s’më the, çdo gjë timen e shpërdëron
Me tjetrën prapë ti më ngatërron

Zemër vetëm ty të dua, u përsërite
Çdo mëngjes më kërkon mua
Natën ty s’të rrihet vonë, tani po kupton
Nuk e di pse kështu tani ti po shkon

Larg të shoh, nuk më mungon
Të ikësh sot nga erdhe dje
Buzëqëshjen time më s’e ke

Ti mos më fol, nuk të besoj
Tani më le dhe më s’më ke
Në vendin tënd një tjetër le

(Larg të shoh, nuk më mungon) Nuk më mungon
(Të ikësh sot nga erdhe dje)
(Buzëqëshjen time më s’e ke)

Ti mos më fol, nuk të besoj
Tani më le dhe më s’më ke
Në vendin tënd një tjetër le

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters