The home of Eurovision lyrics

flaka-krelani_lead

Song Information
Music: Qëndrim Krelani
Lyrics: Qëndrim Krelani

U kujdesa për ty ma shumë se për veten
Bona shumë për ty, ma shumë se ti për veten
Udhëtova nëpër kohë dhe yjet më shoqëruan, hej
Hëna më tregoj se ti s’je për mua

Ashtu si urrejtja që ka dashurinë për shërim
Ashtu dhe unë shpresova
E tani qaj, qaj me dëshpërim
Si oqeani t’i mbuloi malet, yeah…

Ashtu si urrejtja që ka dashurinë për shërim
S’je për mu, oh…
E tani qaj, qaj me dëshpërim
Ti s’je për mu, s’je për mu

Ashtu si urrejtja që ka dashurinë për shërim
Ti s’je për mu, s’je për mu
E tani qaj, qaj me dëshpërim
Tani qaj me dëshpërim

Edhe atëherë kur s’ishe u mundova që je arsyeja
Që të jesh i duhuri për mua
Dashuri ilaçi që shëron çdo të metë
Erdhëm shumë larg, por përmbysëm atë ç’ka lamë pas
Kur të largohem unë, era ime do të mbulojë deri në ashtë

Kaluam çdo kufi pranë vetvetës
E tash në krahët e dikujt tjetër, uh…
Notat e zërit kërkojnë zjarrin që të kthehet, hej
Tashmë është vetëm një dritë që ti kërkon të kthehesh

Ashtu si urrejtja që ka dashurinë për shërim
Ashtu dhe unë shpresova
E tani qaj, qaj me dëshpërim
Si oqeani t’i mbuloi malet, yeah..

Ashtu si urrejtja që ka dashurinë për shërim
S’je për mu, s’je për mu
E tani qaj, qaj me dëshpërim
Ti s’je për mu

Ashtu si urrejtja që ka dashurinë për shërim
S’je për mu, s’je për mu
E tani qaj, qaj me dëshpërim
Tani qaj me dëshpërim

Ashtu si urrejtja që ka dashurinë për shërim
Ooh…
E tani qaj, qaj me dëshpërim
Oh, tani qaj me dëshpërim

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters