The home of Eurovision lyrics

florent-abrashi_lead

Song Information
Music: Fabian Asllani
Lyrics: Fabian Asllani

Të vështroj
Të humbas dhe veten e kërkoj, tek ty
Të dëgjoj dhe ti nuk je aty, nuk të shoh
Në qiellin tënd i humbur jam

Dua të ndjek çdo hap
Ti sikur një hije humbesh në diell
Më ler të të prek këtë natë
Asgjë s’mund të më mbajë larg

Ëndërroj
Afër je, nuk mundem të të shoh, në sy
Të prek fytyrën, rrudhat nuk t’i njoh
Më ngjajnë, me një humnerë a një vullkan

Dua të ndjek çdo hap
Një ëngjull që bie, nuk ke një emër
Si një vëgim më ngjan
Asgjë s’mund të më mbajë larg

Dua të ndjek çdo hap
Ti sikur një hije humbesh në diell
Më ler të të prek këtë natë
Asgjë s’mund të më mbajë larg

Eja të shoh, eja të prek
Mos më ndalo, mos më urrej

Dua të ndjek çdo hap
Një ëngjull që bie, nuk ke një emër
Si një vëgim më ngjan
Asgjë s’mund të më mbajë larg

Dua të ndjek çdo hap
Ti sikur një hije humbesh në diell
Më ler të të prek këtë natë
Asgjë s’mund të më mbajë larg

Eja të shoh, eja të prek
Mos më ndalo, mos më urrej

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters