The home of Eurovision lyrics

frederik-ndoci_lead

Song Information
Music: Lejla Agolli
Lyrics: Frederik Ndoci

Për ku nxiton kështu, jeta ime
Ngadalë se nuk të ndjek dot
Dashurinë që kam për ty, vrapi yt në ankth ma shndërron
Prit pak, të marrim frymë e të bisedojmë

E trishte ishe atëherë, kur tok për dorë u nisem
Dielli s’na ngrohu, dimër as verë
Gënjenim njëri tjetrin, mbushur sytë me lot
Pëshpërisnim: “I mirë është moti edhe sot”

Tani në vjeshtën e moshës, ky qiell gri, veç shi premton
Druhem se të lë, se vdekja s’ka mëshirë
Vjen si tinëzare, na ndan pa lamtumire

Ah sytë e tu, që s’me lanë me tu idhnu
Si në terr edhe në dritë, tuj ra tuj u ringjite
Ti në sytë e mi andrrove qiellin blu
Mbi lotët e suksesit, shpresë veç tuj miklu

Oh jetë më mësove të fal e të harroj
Padrejtësisht ndër kohëra, kush na lëndoi
Shikome në sy, se tash kam ma nevojë
Në krahët e tua, veç gëzim të përjetoj

Ah sytë e tu, që shpresë më japin mu
S’ duan që qielli blu nga retë të jetë mbulu
Mos mi shih sytë që shpesh i mbush me lot
Prej gazit dhe harese, për c’me fali i Madhi Zot

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters