Song Information | |
Music: Genc Tukiçi | |
Lyrics: Genc Tukiçi |
Ti je dita edhe nata
Ti je n’dielli dhe n’dricimi
Ti je lutja dhe harrimi
Ti je puthja dhe gëzimi
Sa të dashuroj
Ti je shpresa dhe muzika
Ti je ndjenja, poezia
Je ti ylli i vetmuar
Je ti nata e bekuar
Sa të dashuroj
Desha un’ një puthje tënde
Mos të mbaroj
Desha un’ përkdheljen tënde
Të fluturoj
Nuk mundem ma të duroj
Desha un’ një fjalën tënde
Që të jetoj
Desha un’ gjith’ zemrën tënde
Që t’mos mendoj
Ah, sa të dashuroj
Un’ i mjeri, shum’ të prita
Iku nata, zbardhi dita
Tuj të prit’ tek pragu i derës
Në mes shiut edhe erës
Sa të dashuroj
Ikin vitet dalëngadalë
Ti nga zemra nuk m’ke dalë
Dhe një dit’ kur do largohem
N’puthjet tuja do bekohem
Sa të dashuroj
Desha un’ një puthje tënde
Mos të mbaroj
Desha un’ përkdheljen tënde
Të fluturoj
Nuk mundem ma të duroj
Desha un’ një fjalën tënde
Që të jetoj
Desha un’ gjith’ zemrën tënde
Që t’mos mendoj
Ah, sa të dashuroj
Dashuroj, dashuroj, dashuroj
Leave a Reply