The home of Eurovision lyrics

albania_lead

Song Information
Music: 
Lyrics:

Në rruge endem pa ty
Udh’tar i vetëm këtë natë
Ulur mbi ndjenjat e mia
Ne kohë i humbur, pa fat

Anij’e heshtur mbi dallgë
Ky shpirti im largohet
Ngarkuar dhimbje dhe mall
Një zemër tek la pas

Ndjeva frymëmarrjen tendë pranë
Dy buzë sa ëmbël u shkrinë
Mbytur në ëndrra s’folëm me
Vallzuam heshtur të dy
Kaq pranë

Jo, lumturi ti s’falë dot
I falë zemrës ndjenja dhe lot
I falë dhimbjes dashuri
Ti dritë qiellore ku je, ku rri?

Prapë ti me fton në vallzim
Mes ëndrrash loz ky shpirt’i im
E ti largohesh pambarim

Befas, çdo gjë ndaloi
Pa frymë rash në mendime
Përse kjo zemër përse
U bë cop e thërrime

Në shekuj u coptua
Në mijëra ëndërrime
Shpesh vij e shëtis ndër to
E bëhem meteor

Gjithmonë mendimesh vjen e ledhaton
E hëna me fort ndriçon
Mes yjesh ndruhem të kërkoj
Ate që fort dashuroj
Gjithmonë

Jo, lumturi ti s’falë dot
I falë zemrës ndjenja dhe lot
I falë dhimbjes dashuri
Ti dritë qiellore ku je, ku rri?

Prapë ti me fton në vallzim
Mes ëndrrash loz ky shpirt’i im
E ti largohesh pambarim

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters