The home of Eurovision lyrics

klajdi-musabelliu_lead

Song Information
Music: Klajdi Musabelliu
Lyrics: Perikli Papingji

Kishim kohë që ishim ndarë
Nuk e dija ku ke shkuar
Pak nga pak puthjen e parë
Mendoja se e kam harruar

Krejt pa pritur unë të pash
Në një rrugë duke kaluar
Dhe atëherë me vete thashë
Oh, sa shumë paskam gabuar

Jo asgjë unë nuk të thashë
Por në mendime jam trazuar

Ti po të duash më harro
Ti po të duash zër një tjetër
Unë jam ai, ti je ajo
Që dikur ishin miq të vjetër

Sa jemi grindur, jemi sharë
Sa jemi puthur, përqafuar
Sa herë në mbrëmje jemi ndarë
E në mëngjes jemi pajtuar

E sa shumë doja të të ndalë
Më shkuan lotë nga mallëngjimi
Dhe të të thoja një më falë
E t’ja fillonim nga fillimi

Por renda rrugëve si i marrë
E qava qesha kuturu
Por s’jam i pari që jam ndarë
Se ndodh në jetë edhe kështu

Jo asgjë unë nuk të thashë
Por në mendime jam trazuar

Ti po të duash më harro
Ti po të duash zër një tjetër
Unë jam ai, ti je ajo
Që dikur ishin miq të vjetër

Sa jemi grindur, jemi sharë
Sa jemi puthur, përqafuar
Sa herë në mbrëmje jemi ndarë
E në mëngjes jemi pajtuar

Ti po të duash më harro
Ti po të duash zër një tjetër
Unë jam ai, ti je ajo
Që dikur ishin miq të vjetër

Sa jemi grindur, jemi sharë
Sa jemi puthur, përqafuar
Sa herë në mbrëmje jemi ndarë
E në mëngjes jemi pajtuar

E renda rrugëve si i marrë
E qava qesha kuturu
Por s’jam i pari që jam ndarë
Se ndodh në jetë edhe kështu

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters