The home of Eurovision lyrics

klajdi-musabelliu_lead

Song Information
Music: Luan Zhegu
Lyrics: Arben Duka

Pak dashuri prej zemre, kërkova unë nga jeta
Por zemrën e babait, se gjeta që se gjeta
Eh fati i jetimit, sa larg nga syri zotit
Ndaj jeta rrjedh e hidhur, si pikëza e lotit

Por një portret i dashur, më del në ëndërrime
Si dritë dashurie, si shpresë per jetën time

Ndaj vehten se leshova, në krah te pikëllimit
Për ju më shpirt kendova, gjith këngët e gëzimit
Jetova dhe kendova, mes shpresës edhe lotit
Dhe fatin ja besova, gjith juve edhe zotit

Ne shpirt qirinjt mu fikën, se fryu një furtunë
Ditët e bardha ikën, dhe vetëm mbeta unë
Vetmia nuk më mbyti, su bëra rob i saj
Ne vit mu bë shpirti, si lule celur maji

Por një portret i dashur, më del në ëndërrime
Si dritë dashurie, si shpresë per jetën time

Ndaj vehten se leshova, në krah te pikëllimit
Për ju më shpirt kendova, gjith këngët e gëzimit
Jetova dhe kendova, mes shpresës edhe lotit
Dhe fatin ja besova, gjith juve edhe zotit

Ndaj vehten se leshova, në krah te pikëllimit
Për ju më shpirt kendova, gjith këngët e gëzimit
Jetova dhe kendova, mes shpresës edhe lotit
Dhe fatin ja besova, gjith juve edhe zotit

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters