The home of Eurovision lyrics

kristi-popa_lead

Song Information
Music: Kristi Popa
Lyrics: Jorgo Papingji

Një ditë orajen që është djali im
Pyeti për emrin, “A ka ndonjë kuptim?”
Ja kam shpjeguar, herë herë ma kujton
“Emri im o babi, është një konstelacion”

Në emrin tënd është jeta edhe dashuria
Që gjithë njerëzit bashkon, si një konstelacion
Prandaj biri im ti sot e mban këtë emër
Që të mos ndjehesh i vetëm
Që të mos ndjehesh i vetëm ndaj besoj

Atje lart, ka miliona jetë
Që jetojnë e ekzistojnë, kështu si ne
Atje lart, të rritur e fëmijë
Ndoshta janë si unë e ti

Do të vijë dhe ajo ditë që në do i takojmë
Do të vijë dhe ajo ditë që ne do i takojmë

Dhe unë orajanin çdo ditë e dëgjoj
Se nuk ka jetë tjetër si në tokën tonë
Por unë besoj, besoj me të vërtetë
Se si kjo jeta jonë nuk është e vetmja jetë
Jetë, jetë, jo jo jo

Se s’ka mundësi që vetëm ne ta kemi jetën
Dhe yjet të dënohem kështu në vetmi
Se s’ka mundësi që vetëm ne ta duam jetën
Të vetëm s’do të doja të ishim në gjithësi

Prandaj shikoje qiellin edhe hape mendjen
Nuk duhet asnjë teleskop për ta pranuar
Që ne nuk jemi më vetëm
Që ne nuk jemi më vetëm ndaj besoj, besoj

Atje lart, ka miliona jetë
Që jetojnë e ekzistojnë, kështu si ne
Atje lart, të rritur e fëmijë
Ndoshta janë si unë e ti

Do të vijë dhe ajo ditë që në do i takojmë
Do të vijë dhe ajo ditë që ne do i takojmë

(Atje lart) Oh lart
(Ka miliona jetë) Miliona jetë
(Që jetojnë e ekzistojnë) Që jetojnë e ekzistojnë
(Kështu si ne) Kështu si ne, ne, ne, ne, ne, ne, ne, ne

(Atje lart) Oh lart
(Ka miliona jetë) Miliona jetë
(Që jetojnë e ekzistojnë) Jetojnë e ekzistojnë
(Kështu si ne) Kështu si ne, ne, ne, ne, ne, ne, ne, ne

Atje lart, ka miliona jetë
Që jetojnë e ekzistojnë, kështu si ne
Atje lart, të rritur e fëmijë
Ndoshta janë si unë e ti

Do të vijë dhe ajo ditë që në do i takojmë
Do të vijë dhe ajo ditë që ne do i takojmë

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters