The home of Eurovision lyrics

albania_lead

Song Information
Music:
Lyrics: Alda Bira

Rrugës endem kot
Nuk di pse ty po të kërkoj
S’di se ç’paskam sot
Dëshirë për trupin tënd të ngrohtë

Pyetje paskam shumë
Dyshimet, oh sa më mundojnë
Veten e njoh mire
Por ja, njeriu dhe ndryshon

Dhe eci përmes erës
Aromën tënde era sjell
Mbi supe ndjej dhe shiun
Që tek ti më sjell

Le të rrimë bashkë këtë natë
E të dëfrejmë, unë dhe ti
Derisa mëngjesi të vijë, të dy

Pyetje nuk kam më
Në krahët e mi kur të shtrëngoj
Digjem unë me ty
Pa ty unë digjem, po njësoj

Dhe eci përmes erës
Aromën tënde era sjell
Mbi supe ndjej dhe shiun
Që tek ti më sjell

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters