Song Information | |
Music: | |
Lyrics: |
Zonjë fisnike dhe e ëmbël
O dritë që vetëtin në qelqe
Kanë thënë që jeta është një ëndërr
E jona, s’ish dhe aq e keqe
Po shpirti im s’e njeh pendesën
Dhe pse për gjumë syri m’u shua
Gjithmonë ti ngrihesh mbi harresën
Si një statujë e lartë floriri
E kush do të ishte vallë ai burrë
T’i hidhte sytë një gruaje tjetër
Nuk do t’i shkonte mendja kurrë
Se ishe ti: kryevepër
Ti ke qenë në jetën time
Çdo orë të natës e të ditës
Ti ishe flakë vetëtime,
Por unë nuk isha rrufepritës
Dhe unë qëndrova krejt zbuluar
Përballë rrufesë që flakërinte
Ndaj fundi im i merituar
Nga vetëtimat do t’më vinte
Leave a Reply