Song Information | |
Music: Adrian Hila | |
Lyrics: Pandi Laço |
(Ej, ej toka ime)
(Brenda digjesh e shqetësuar dhe sa shumë që pret nga unë)
(Të të mbjell e të të dua e të të korr)
(Derisa një ditë tek ti do te vi)
Qan ti me lot fëmije
Qesh, plak i dashuruar dhe unë përkundem si një valle mbi ty
Hej, hej unë rrudhat e tua hej
Zërin tënd e dua dhe unë perhumbem kur erën s’ta ndjej
Ti je, je princesha e dhimbjeve të mia
Më the, vajza jote përkëdhel duart e mia
Sa herë pëkulem mbi ty, me gjunje të butë për të të thënë të dua
Aroma jote më ndez, oh toke e bekuar
Të ndjej si më prek kur une bie në krahët e tua
E di, e në gjirin tënd një ditë do të kem pushuar
(Ej toka ime)
(Brenda digjesh e shqetësuar dhe sa shumë që pret nga unë)
(Të të mbjell e të të dua e të të korr)
(Derisa një dit tek ti do të vi)
Shkel në brezat e tua
T’marr në venat e mia dhe unë gjasohem si fëmija me ty
Ti je, je princesha e dhimbjeve të mia
Më the,vajza jote përkëdhel duart e mia
Sa herë përkulem mbi ty, me gjunjë te butë për të të thënë të dua
Aroma jote më ndez, oh toke e bekuar
Të ndjej si më prek kur une bie në krahët e tua
E di, e në gjirin tend një dit do të kem pushuar
(Ej ti toka ime)
(Që brenda digjesh e shqetësuar dhe sa shumë që pret nga unë)
(Të të mbjell e të të dua e të të korr)
(Derisa një dit tek ti do të vi)
Leave a Reply