The home of Eurovision lyrics

nilsa-hysi_lead

Song Information
Music: Indri Topi
Lyrics: Nilsa Hysi

Kam kaq kohë që më mundon
S’më vijnë fjalët, nuk kam ajër
As një sekond s’dua ta shoh
T’më afrohet, zemra ndalet

Kjo nisi një ditë
Nëntori me shi
Të vetme ishim

Rrugëve asnjë njeri
Më tha se duhet ta di
Nuk je më e atij

Se unë nuk jam, nuk dua të jem
Se unë nuk jam, sikur të jem

Asaj, asaj
Asaj një ditë unë dua që t’ia fal
Asaj, asaj
Asaj t’i them se shpirti s’mund ta mbaj

Ta dijë se koha kthehet prapë
Kujtim që zemra s’mund ta falë
Një ditë unë do t’i them një fjalë, të fal

Ja ku jam sot vite më vonë
Kam ndryshuar, s’e kam harruar
E më mundon dhe pse kam dikë
Që është me mua e që e dua

Sa herë që bjen shi
Ma sjell një kujtim
Vetëm atë ditë

Rrugëve asnjë njeri
Pres ndoshta një ditë
Për mua do vijë

Se unë nuk jam, nuk dua të jem
Se unë nuk jam, sikur të jem

Asaj, asaj
Asaj një ditë unë dua që t’ia fal
Asaj, asaj
Asaj t’i them se shpirti s’mund ta mbaj

Ta dijë se koha kthehet prapë
Kujtim që zemra s’mund ta falë
Një ditë unë do t’i them një fjalë, të fal

Asaj, asaj
Asaj një ditë unë dua që t’ia fal
Asaj, asaj
Asaj ti them se shpirti s’mund ta mbaj

Ta dijë se koha kthehet prapë
Kujtim që zemra s’mund ta falë
Një ditë unë do t’i them një fjalë, të fal

Ta dijë se koha kthehet prapë
Kujtim që zemra s’mund ta falë
Një ditë unë do t’i them një fjalë, të fal

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters