The home of Eurovision lyrics

Song Information
Music: Diana Ziu
Lyrics: Argon Tufa

Kur të pashë s’u besova syve
Ishe gjallë, isha gjallë
Përmbi dallgë, yjet na vështrojnë
Valsin tonë që s’ndal, që s’ndal

Ikëm larg, pa e kthyer kokën
Vend i ynë, o vend i marrë
Fati ynë i sillet botës
Shishe me pusullë në oqean

Tokën që e ëndërruam
E lamë pas me pikëllim
Krejt çfarë kishim na e rrënuan
Dhe një grusht me hi

Tokën që e ëndërruam
E lamë pas me pikëllim
Dhe nuk gjetëm një pikë loti
Jemi ne që detin e kaluam

A ka një vend për ne, pyes qiellin
A ka një vend që na pret ne
Një vend që ne sytë t’i mbyllim
Në tokë apo në re

A ka një vend për ne pyes qiellin
A ka një vend që na pret ne
Një vend që ne sytë t’i mbyllim
Në tokë apo në re

Ikëm larg, pa e kthyer kokën
Vend i ynë, o vend i marrë
Fati ynë i sillet botës
Shishe me pusullë në oqean

Tokën që e ëndërruam
E lamë pas me pikëllim
Krejt çfarë kishim na e rrënuan
Dhe një grusht me hi

Tokën që e ëndërruam
E lamë pas me pikëllim
Dhe nuk gjetëm një pikë loti
Jemi ne që detin e kaluam

A ka një vend për ne, pyes qiellin
A ka një vend që na pret ne
Një vend që ne sytë t’i mbyllim
Në tokë apo në re

A ka një vend për ne pyes qiellin
A ka një vend që na pret ne
Një vend që ne sytë t’i mbyllim
Në tokë apo në re

Ah… ah…
Dhe fati ynë në kërkim të botës
Një shishe me pusullë në oqean

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters