The home of Eurovision lyrics

albania_lead

Song Information
Music: Alban Kondi
Lyrics: Turjan Hyska

Sa kaloi e para natë
Ti ke ikur dhe me shpirtin e tharë
Dhe një gjurmë që s’do mund të fshihet
Nëpër dhomë bërtitet jeta
Ne të dy u njohëm në Maj

Pak kohë kanë ardhur dhe…
Të betohem nga momenti që të kthej
Dhe pastaj filloi një vorbull që të frymëzojë
Më mbajte si sot në duar ndërsa sot po e rrëzon

Si ty unë me natën do tretem
Nuk më mbetet asgjë tjetër dorëzohem
Melodia jonë po digjet në heshtje
Dhe po shuhen tingujt lart

E dikur ishte kënga jonë
Dikur unë jam e përtypur
Dikur ishe një kitarë
Sa ngadalë, sa ngadalë këndoje ti

Dhoma jonë e di errësirë
Që nga dita kur më the e lirë
Je njeri që nuk doja ta njihja
Mora frymën që ti le pas
E me orën mundohem të flas

Sa dua dua të harroj unë krejt
Dikush tjetër të afrohet të të kthej
Por pastaj një rrymë e fortë më shtrëngon
Më mbajte si sot në duar ndërsa sot po e rrëzon

Si ty unë me natën do tretem
Nuk më mbetet asgjë tjetër dorëzohem
Melodia jonë po digjet në heshtje
Dhe po shuhen tingujt lart

E dikur ishte kënga jonë
Dikur unë jam e përtypur
Dikur ishe një kitarë
Sa ngadalë

E dikur ishte kënga jonë
Dikur unë jam e përtypur
Dikur ishe një kitarë
Sa ngadalë, sa ngadalë këndoje ti

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters