The home of Eurovision lyrics

albania_lead

Song Information
Music: Produkt 28
Lyrics: Produkt 28

Ishte ftohtë ato sekonda tmerri
Nën atë qiell që rrinte spektator
Ishte frikë ato sekonda dramë
Vetëm shpirti pa jetë i mbeti në dorë

Ishte ftohtë ato sekonda lodhje
Vetëm klithma kishte atë natë
Ishte ftohtë ato sekonda dhimbje
Sepse dhimbja do të zgjastë gjatë

Ajo se njihte këtë jetë
Ajo kurrë nuk kishte qarë
Ata po merrnin frymë ngadalë
Buzëqeshur e vrisnin pa fjalë
Sa gjatë

Brenda saj po lindte vetëm errësirë
Brenda saj do të mbetej vetëm vetmi

Tridhjetë sekonda frikë
Tridhjetë sekonda ja rrëmbyen një ditë e lanë pa shpirt
Ndoshta një shpresë do të këtë
Por jo kurrë s’do ti harroj
Ato tridhjetë sekonda përjetë

Ato ishin dishepujt
E një zoti që se njihte
Besimtar te një feje
Që ngadalë po e vriste

Që u shkel nga barbarët
Dhunshëm perhumben
E dogjën, nuk u luten
Ishin pa fytyre

Vetëm muskuj te tendosur
Ia ndoten çdo qelizë
Vazhdonin të vendosur
Ajo pa qiellin te fundit here

U dorëzua ne vetmi
Mbyll sytë e heshtur
Pastaj ra qetësi

Tridhjetë sekonda frikë
Tridhjetë sekonda ja rrëmbyen një ditë e lanë pa shpirt
Ndoshta një shpresë do të këtë
Por jo kurrë s’do ti harroj
Ato tridhjetë sekonda përjetë

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters