Song Information | |
Music: Redon Makashi | |
Lyrics: Timo Flloko |
Ekzistoje ti tek unë çdo moment
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet
Një rreze dielli ty të zgjon
Është syri im që depërton
Se askush tjetër s’mund ta shohë
Çfarë unë në sytë e tu dalloj
Më mungon enigma ime
Ti, si qielli pamjen ndërron
Dëshpërohesh si fëmi dhe më largohesh
Dhe kur kthehesh e penduar më dorëzohesh
Ekzistoje ti tek unë në çdo moment
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet
Në krahët e mi unë të pushtoj
Nga frikë e vdekjes të të mbroj
Ti je ajo nuk e kupton
Se ekziston, unë ekzistoj
Pse ke frikë ti zemra ime
Çfarë te tremb unë s’e kuptoj
Mos kujto se do t’iki, do t’largohem
Se një jetë me ty është pak që të jetohet
Se pa ty në jetë
S’mund të ekzistoj
Në krahët e mi unë të pushtoj
Nga frikë e vdekjes të të mbroj
Ti je ajo nuk e kupton
Ti je ajo, ajo, ajo, ajo
E kupton?
Ekzistoje ti tek unë në çdo moment
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet
Ekzistoje, ekzistoje çdo moment
Ekzistoje brenda meje mijëra vjet
Leave a Reply