Song Information | |
Music: Renis Gjoka | |
Lyrics: Renis Gjoka |
Rrugë të gjatë po shoh, përballë meje
Kam kaluar shumë më parë, do e kaloj dhe këtë
Vetes i kam thënë, kokën ngrije
Asnjëherë mos u dorëzo, rri në këmbë
Rrugë e gjatë përballë, po shkurtohet
Sepse dita të vrapoj, edhe këtë herë
Në çdo kohë të kam, ty pranë meje
Më ke dashur ti gjithmonë, për këtë që jam
Por a s’do t’shkoje ti, a do t’qëndroje ti
Përgjithmonë, përgjithmonë
Nëse unë një ditë, s’do t’jem ky që jam
Që vrapon, që fiton
Ooh, mos më ler
Asnjëherë, më premto
Ooh, vetëm ty unë të kam
Askënd tjetër nuk njoh
Ti të lutem qëndro
Zbathur eca unë, nëpër gjëmba
Asnjëherë nuk pata frikë, mbrapa kurrë nuk pashë
Veten e sfidoj, unë çdo ditë, çdo natë unë
Dhe pranë meje je prapë ti, si gjithmonë
Ku do t’ishe ti
Nëse unë s’jam ky
Ky që jam
Mos më ler, asnjëherë
Të lutem më premto
Vetëm ty unë të kam
Askënd tjetër nuk njoh
Ti të lutem qëndro, hej…
Mos më ler, asnjëherë
Të lutem më premto
Vetëm ty unë të kam
Askënd tjetër nuk njoh
Ti të lutem qëndro, hej
Mos më ler, asnjëherë
Të lutem më premto
Vetëm ty unë të kam
Askënd tjetër nuk njoh
Ti të lutem qëndro
Leave a Reply