Song Information | |
Music: Renis Gjoka | |
Lyrics: Renis Gjoka, Edmond Tupe |
Mjegull përreth që vjen e shkon
Të shoh më qartë, pse s’më lejon?
Dhe ja ku jam, me ty përqark, në tëndin çark
Sa tmerr të kam mjegull pa ngjyrë, pse m’kërcënon?
Isha fëmijë kur zure vend
E as tani nga unë të shkosh, nuk ke ndërmend
Po nesër vallë, do m’pengosh prap, të shkoj me vrap?
Ëndrrën ta kap një mollë me helm ti paske qenë
E pastaj unë nuk e di
A të gjeta, a m’gjete ti?
E der’ tani me çfarë kam parë
Ne ende jemi të papjekur për t’u ndarë
Shpresa më thanë, botën lëviz
E veç me të, në yje mbërrin
Por a ka më shpresë, të kem unë shpresë, që të shpresoj?
E të fitoj mjegullën çan veç shpresa thanë
A mundem unë, të ëndërroj?
Kur më qartë, vallë do t’shikoj?
A mundesh ti, ti mjegull gri?
Të ndalosh, të kthehesh e të shkosh?
Si mendon mjegull gri?
A s’është vonë, pse s’shkon tani?
A mundem unë ty të t’harroj?
Dhe sërish nga e para t’ja filloj?
Leave a Reply