The home of Eurovision lyrics

revolt-klan_lead

Song Information
Music: Revolt Klan
Lyrics: Revolt Klan

S’jam njësoj, s’je as ti
Ndjejmë shumë pak, pak tani
Si monedhë, jeta ngjan
Dikush qesh, dikush qan

Dhe sa çudi sa shpejt harrojmë
Një fjalë e mirë asgjë s’kushton, jo…

O Zot, ty do të lutem sot
Pse sot dashurinë s’e gjejmë dot
O Zot, të lutem ti na jep pak forcë
Pak forcë ta ndalim në çdo lot

Nuk di ç’po ndodh, po ndodh shpejt
Para pasqyrës nuk jemi të sinqertë
Besimin tek të tjerët ngadalë e kemi humbur
Çfare ishte shumë e thjeshtë sot duket e pamundur

Dhe ëndërrat dhe dëshirat sikur kanë ndryshuar
Çdo ditë për njëri-tjetrin po bëhemi më të huaj
Me duket se gjithë ndjenjat në shpirt i kemi ndrydhur
Dhe sytë nuk shikojnë se zemra është e mbyllur

(Dhe sa çudi) Sa shpejt harrojmë
(Një fjalë e mirë) Asgjë s’kushton, jo…

O Zot, ty do të lutem sot
Pse sot dashurinë s’e gjejmë dot
O Zot, të lutem ti na jep pak forcë
Pak forcë ta ndalim në çdo lot

O Zot, o Zot

O Zot, ty do të lutem sot
Pse sot dashurinë s’e gjejmë dot
O Zot, të lutem ti na jep pak forcë
Pak forcë ta ndalim në çdo lot

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters