The home of Eurovision lyrics

rezarta-smaja_lead

Song Information
Music: Lambert Jorganxhi
Lyrics: Florian Zyka

Sytë e tu ëmbël më s’i shoh
Ti ecën nëpër rrugë që unë s’i njoh
Nuk e di ku je s’e di ku shkon
S’e di ndonjëherë a me mendon

Pa ty ngjan i huaj ky qytet
Dhe pse për ne më flet
Nëpër rrugë mes njerzish kur kaloj
Më duket sikur zërin ta dëgjoj

Dhe qesh e qaj më veten jo
S’dua ta pranoj se ty nuk të mungoj

Ti mbete një kujtim, një plagë në shpirtin tim
Si një lot i fshehtë, që vitet s’mund ta fshinë
E di që s’do të kem pa ty gjithmonë do jem
Si një shpirt pa jetë ne k’të qytet të shkretë

Sytë e tu të ëmbël më s’i shoh
Një tjetër perëndim kërkojnë ato
Unë të lash të shkosh por është e kot
Ti nga zemra ime s’ike dot

Strukur ne kështjellën e vetmisë
Dua kujtimet ti braktis
Ndoshta kshu do ishte shumë më mirë
Sepse nuk të them dot lamtumirë

Dhe s’dua ta pranoj

Ti mbete një kujtim, një plagë në shpirtin tim
Si një lot i fshehtë, që vitet s’mund ta fshinë
E di që s’do të kem pa ty gjithmonë do jem
Si një shpirt pa jetë ne k’të qytet të shkretë

Sikur të kisha dhe një herë
Ndoshta nga mendia të largoj
Të të thoja lamtumirë, po ke gënjej?
Unë ty nuk di të të harroj

Ti mbete një kujtim, një plagë në shpirtin tim
Si një lot i fshehtë, që vitet s’mund ta fshinë
E di që s’do të kem pa ty gjithmonë do jem
Si një shpirt pa jetë ne k’të qytet të shkretë

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters