The home of Eurovision lyrics

albania_lead

Song Information
Music:
Lyrics:

Në dritare zbriti hëna
Shtratin e ndriqoj
I dehur jam unë nëpër ëndrra
S’di ku fluturoj

Fryma po më ndahet
Dhe fjalët si gjej dot
S’dua të më ikësh
Dhe të humbas

Sa herë hap sytë e ndihem vetëm
Nisem për tek ty
Të trokas në zemrën tënë
Të strukem thellë aty

Pëshpëris në heshtje
Një fjalë që s’ta kam thënë
Lërmë të rrij pranë teje
Dhe mos më zgjo

Të them të dua pëshpërim e kësaj nate
Heshtim tjetër fjalë nuk do më thuash
Mos shko edhe kur të dalë prapë djelli
Jo mos ti mos më zgjo

S’di si mund të ndodhi ndryshe
Të të kem veç pranë
Jam tik-taki i zemrës tëndë
Fryma jote jam

Me ty nëse jetoj
Pa ty në ëndrra vdes
Dhe zemrat asnjë çast
Jo s’na tradhtuan

Të them të dua ty moj hënë e kësaj nate
Heshtim tjetër fjalë nuk do më thuash
Mos shko edhe kur të dalë prapë djelli
Jo mos ti mos më zgjo

Do ti lutem natës sonte
Që pafund të zgjas
Yjet do ti lus të flasin
Engjujt në këtë natë

Je tik-tak i zemrës time
Fryma jote jam
Veç një fjalë të jetë
E jona veç një fjalë

Të them të dua ty moj hënë e kësaj nate
Heshtim tjetër fjalë nuk do më thuash
Mos shko edhe kur të dal prapë djelli
Jo mos

Ti mos më zgjo sonte mos shko
Më jep pak frymë mos u largo
Ti mos më zgjo sonte mos shko
Më jep pak frymë mos u largo

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters