The home of Eurovision lyrics

rosela-gjylbegu_lead

Song Information
Music: Pirro Çako
Lyrics: Agron Tufa

Zemër, pa frikë ta them
Që ti, kund s’le pas meje
Më vjen shumë keq ta them ndër sy
Po dhe unë s’vdes pas teje

Jo s’duhet lënë të shkasë ndër këmbë
Toka me shpejtësi rrufeje
Të mbesim miq, pastaj të vdesim

Një zemër ti, një zemër unë
Humbëm shtigjeve të huaja
Për ne s’do t’ketë më

E bukur bota do të jetë për ty edhe për mua
Tani që s’do të ketë më as “më do” edhe “të dua”
Një shteg të hapur do ta lë gjithmonë sekret në zemrën time
Sa herë që do më thuash “më mungon ti jeta ime”

Pa ty në, e humbur s’jam
Por ta them, më bën në zemër
Një siluetë mbete në xham
Dhe më ndjekë si brengë pa emër

Me fat i qofsha, kujton
Se më, më puthje tjetër
Më puth sërisht, do t’ndjehem femër

Një zemër ti, një zemër unë
Humbëm shtigjeve të huaja
Për ne s’do t’ketë më

E bukur bota do të jetë për ty edhe për mua
Tani që s’do të ketë më as “më do” edhe “të dua”
Një shteg të hapur do ta lë gjithmonë sekret në zemrën time
Sa herë që do më thuash “më mungon ti jeta ime”

E bukur bota s’mund të jetë pa ty edhe pa mua
Ty mua gjithmonë asaj, më do edhe të dua
Një rreze drit’ unë do ta lë të prehemi në ënd’rra
sa herë do ta kërkosh të futesh ti tek mua brenda

E bukur bota do të jetë për ty edhe për mua
Tani që s’do të ketë më as “më do” edhe “të dua”
Një shteg të hapur do ta lë gjithmonë sekret në zemrën time
Sa herë që do më thuash “më mungon ti jeta ime”

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters