The home of Eurovision lyrics

albania_lead

Song Information
Music: Alfred Kaçinari
Lyrics: Armand Trebicka

Kohen lashë pas edhe te ti po kthej
Në këtë qytet mes ëndrrash të të gjej
Çdo gjë e largët ngjan si në një oqean
Është si një ëndërr në gjumë

Nga thellësitë kujtimet zgjohen shpejt
Edhe më kthejnë prapë në të parën jetë
Çdo vend që e shikoj nga një kujtim zbuloj
E ti më puth e ti më flet

Kush në këtë botë s’ka humbur dashuri
Nuk e di sa i madh është ky mall
I madh si deti me valë

Në këtë qytet e huaj jam tani
Njerëz shoh por ti askund nuk je
Pa histori mbetëm ne

Do të kthehem prapë edhe shumë larg do të shkoj
Orë edhe netë pa ty do të jetoj
Ti dashuri e parë je hi edhe je zjarr
Është e vështirë të të harroj

Kush në këtë botë s’ka humbur dashuri
Nuk e di sa i madh është ky mall
I madh si deti me valë

Në këtë qytet e huaj jam tani
Njerëz shoh por ti askund nuk je
Pa histori mbetëm ne

Kush në këtë botë s’ka humbur dashuri
Nuk e di sa i madh është ky mall
I madh si deti me valë

Në këtë qytet e huaj jam tani
Njerëz shoh por ti askund nuk je
Pa histori mbetëm ne

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters