The home of Eurovision lyrics

albania_lead

Song Information
Music: Ilir Dangellia
Lyrics: Irma Kurti, Saimir Braho

Më në fund mahnitur nga dritat
Marr frymë në këtë ajër të ri
Të shijoj lirinë time të bekuar
Ku smë njeh, s’do t’më njohë njeri

Në tokë të shkretë rrjedh kënga e jetës
Kënga e vetmisë, me tingull të gjatë në shiun e butë
Natën vonë në rrugë në qytetin tim
Dhe kujtimet e mia të më ngjiten në trup

Do të jetoj, do t’i mbyll sytë e mi këtu
Me këta njerëz të shtrenjtë që s’i kuptova kurrë
Do të vrapoj, do të fshij lotët ashtu pa ngut
Një fjalë të ngrohtë, dikur do ma thonë

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters