The home of Eurovision lyrics

sigi-bastri_lead

Song Information
Music: Endrit Shani
Lyrics: Siilvi Bastri

Hapet deti një mallkim, dallga paska ngrirë
Buzë fatit një trishtim këmbë zbathur shpirt
Tokë e zbrazur nuk të ndjej klithmën tëndë sterrë
Lis i vogël shtatin preh pa jetë

Marrëzi kjo koh e mjerë ditë ngrysur jetë
Dashuri të prekën thellë lumturinë
Mbete si një ditë pa diell, mbete zemër ngrirë
Lis i vogël, rrug pa kthim të them lamtumirë

Lotit për ty i flas dhimbja dhemb dyfish
Toka dhe deti plas pa mbarim
Mbeti një oqean mbushur me lavdi
Lutja për shpirtin vrarë, Zoti im

Ti që jehonë më mban, vdekja s’ka kuptim
Mbete një ëngjëll i lirë
Ata që jetën vranë
S’do të kenë pa ty dashurinë

Ecën fjala bëhet mal, tundet bota mbarë
Shuhet heshtja për mbi faj, të lutem ti fal
Fal ti dheun që të pret, fal ti marrëzinë
Lis i vogël i pajetë ti ke përjetsinë

Marrëzi kjo kohë e mjerë ditë ngrysur jetë
Dashuri të prekën thellë lumturinë
Mbete si një ditë pa diell, mbete zemër ngrirë
Lis i vogël, rrugë pa kthim të them lamtumirë

Lotit për ty i flas dhimbja dhemb dyfish
Toka dhe deti plas pa mbarim
Mbeti një oqean mbushur me lavdi
Lutja për shpirtin vrarë, Zoti im

Ti që jehonë më mban, vdekja s’ka kuptim
Mbete një ëngjëll i lirë
Ata që jetën vranë
S’do të kenë pa ty dashurinë

Hej… hej… hej…
Ti që jehonë më mban, vdekja s’ka kuptim
Mbete një ëngjëll i lirë
Ata që jetën vranë
S’do të kenë pa ty dashurinë

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters