Song Information | |
Music: Voltan Prodani | |
Lyrics: Zhuljana Jorganxhi |
Gjashtë tela bëre rrugë pafund
Ku thure gjithë ëndërrat e tua
Sa valë ka deti, që përkund
Me tinguj jetës i the të dua
Kitares pluhurin, ti ia shkund
Dhe vite pas më kthen mua
Për ty muzika, ish gjithësia
Me tinguj jete, të kësaj bote
Gishtat e tua bënin magji
Aty rrihte kjo zemra jote
Dhe papritur dridhet shpirti, o Zot
Ah, një ditë, çfarë ish kjo ditë e mallkuar
T’i hodhën prangat mizërisht në ato duar
Gishtat e tu sa nuk thirrën
“S’lidhet muzika, o të mallkuar
Nuk lidhen tingujt me zinxhirë
S’lidhet mendja me asnjë prangë”
Ah, një ditë, çfarë ish kjo ditë e mallkuar
T’i hodhën prangat mizërisht në ato duar
Gishtat e tu sa nuk thirrën
“S’lidhet muzika, o të mallkuar
Nuk lidhen tingujt me zinxhirë
S’lidhet mendja me asnjë prangë”
Nga ty më ndanë, nga ty më ndanë
Një ditë e mora kitarën vetë
E pashë, se rruga ishte e gjatë
Të mos këputej një fill ëndrre
Në gjurmët e tua eca, o Atë
Dhe papritur dridhet shpirti, o Zot
Dëgjoje këngën time, ti o Atë
Ringjallet ëndërra jote, sado pak
Gishtat e tua magji bëjn’ prapë
Me tinguj ngjyra të kësaj bote
Merr kitarën, o Atë, i dashur
Pluhurin viteve ua shkund
Gishtat e tua magji bëjn’ prapë
Me tinguj ngjyra të kësaj bote
Merr kitarën, o Atë, i dashur
Pluhurin viteve ua shkund
Dëgjoje këngën time, ti o Atë
Ringjallet ëndërra jote, sado pak
Gishtat e tua magji bëjn’ prapë
Me tinguj ngjyra të kësaj bote
Eja të lozim të dy bashkë
Rrug’ e muzikës është përjetë e pafund
E pafund, e pafund, ah
Leave a Reply