The home of Eurovision lyrics

albania_lead

Song Information
Music: Dr. Flori
Lyrics: Klodian Qafoku

A kanë gojë më thon’ k’to male
A kanë gojë më thon’ k’to fusha

Jam shkamb’, jam gur’, jam rrënjë, jam stuhia
Jam shpatë, jam zjarr, Barut – Historia
Jam fjale, jam shenje, jam folk, jam e vjetër
Jam rrënjë shume e thellë, e gjallë dhe e vërtetë

Jam Lab laberie
Ison mbama gjatë
Kam vëllezër nga malësia
Kjo tok të gjithë na mban

Me një gjuhë na këndon nena, shprehet dashuria
Është gjuha e shqiponjës, më e vjetër se e vjetra

Kosovë, mirëseredhe këtu ku të takon
Ku flitet gjuha jote, këndohet kënga jonë
Këtu ku tundet veni e toka ndizet zjarr
Jam i pari e do të mbetem, 100% Shqiptar

A kanë gojë, o me fol’ këto male
E me tregu’ kush ka shkel’ mbi to
Do tregojnë se kane gjurmë shqiptare
Aq të vjetra, o sa ato

A kanë gojë më thon’ këto fusha
Kush ka ec’ e ka luftu’ për to
Do tregojnë se kanë qenë Shqiptaret
Në mijëra vjet, o të vetmit, oh

A keni vesh, o më dëgju’ tupanat
Tek kërcasin, tek buçasin, oh
Është jehona e shqiptarit
Le të bien, le të djegin, oh

Histori me vete, krenare ndaj gjithë botës
Se jemi gjak i vjeter, gjak Kastriotesh
Kemi trimërinë, kemi dhembshurinë
E shenjta Nënë Terezë këtu ka origjinë

Këtu kanë origjinë trimat e Adem Jasharit
Më trup e mbrojten vendin si tradita e të parit
Këtu ku zë vend fjala e ligj është bujaria
Nder vite ne bedena edhe trimëria

Nuk u asgjesua dhe ngelet amanet
Ismail Bej Vlora, biri i bregdetit
Që ne këmbë e çoi flamurin, siç ka qenë më parë
Tregoi identitetin 100% Shqiptar

A kanë gojë, o me fol’ këto male
E me tregu’ kush ka shkel’ mbi to
Do tregojnë se kane gjurmë shqiptare
Aq të vjetra, o sa ato

A kanë gojë më thon’ këto fusha
Kush ka ec’ e ka luftu’ për to
Do tregojnë se kanë qenë Shqiptaret
Në mijëra vjet, o të vetmit, oh

A keni vesh, o më dëgju’ tupanat
Tek kërcasin, tek buçasin, oh
Është jehona e shqiptarit
Le të bien, le të djegin, oh

A kanë gojë më thon’ këto fusha
Kush ka ec’ e ka luftu’ për to
Do tregojnë se kanë qenë Shqiptaret
Në mijëra vjet, o të vetmit, oh

A keni vesh, o më dëgju’ tupanat
Tek kërcasin, tek buçasin, oh
Është jehona e shqiptarit
Le të bien, le të djegin, oh

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Visitors from around the world

free counters